Shukri Buja nuk u është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të hënën me arsyetimin se inkriminohet. Madje ai tha se qëndron pranë asaj që kishte deklaruar kur u pyet se a i pranon garancitë sipas Rregullës 151 (3) që parasheh mosinkriminimin e dëshmitarit në ato që thotë.
Avokati, Skender Musa ka sçaruar se Shukri Buja, si dëshmitar ka të drejtë të mos iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit
“ Të drejtat që lexohet dëshmitarit njoftohet se në të gjitha të drejtat që mund të implikuar vetën dhe familjarët e tij para një turpi të rëndë ka të drejtë të mos përgjigjet.
Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar Buja, dëshmitarë. Pas sçarimeve se cilat pyetje mund të inkriminojnë ose jo, ka filluar të përgjigjet. Ka të drejtë të mos përgjigjet”, shtoi ai.