Anëtarja Nismës për Kosovën, Xhevahire Izmaku, ka thënë se Raporti i Progresit evidenton ndikimin e qeverisë në institucionet publike.
Duke folur për akuzat që po bëhen nga opozita për ndërhyrje në institucione të pavarura ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk do duhej të ndodhte sidomos në institucionet e sigurisë dhe televizionin publik.
“Raporti i progresit evidenton këto të dhënë për ndikim të Qeverisë në institucione të pavarura. Është e ndalune me Kushtetutë me shtri ndikimin në institucione që kanë kode të pavarur buxhetore që janë kategori kushtetuese.
Unë besoj kur i shoh më fakte nuk besoj gjithçka që thonë deputetët e opozitës, mirëpo kur ka fakte kur mbështetet poashtu nga organizatat ndërkombëtare që nuk i bëjnë këto veprime pa pas një element bazik”, tha ajo në emisionin “Ditari”.