“Thejau qafën atyre që...” Çun Lajçi me ‘kërkesë interesante’ për Kurtin: Kujdes kë...

Aktuale

“Thejau qafën atyre që...” Çun Lajçi me ‘kërkesë interesante’ për Kurtin: Kujdes kë...

Nga: N.E Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 20:49
Shkrimtari i njohur Çun Lajçi

Shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një “kërkesë” interesante në rast se rizgjedhet kryeministër.

Lajçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Kurti duhet të ketë kujdes se kë e bënë ministër e zëvendës.

Sipas tij, Kurti duhet t’ua thejë qafën atyre që e vodhën Kosovën në emrin e tij.

“Albin! Nëse ta bjen Zoti me u bë prapë Kryeministër, atëherë duhesh të kesh kujdes kënd po e bën ministër të rrugëve e zëvendësa, se është droje se i lëshojnë edhe gratë e dyta dhe martohen për të tretën herë e iu duhet edhe shtëpitë e treta me i ble në Marigonë, (“me parët e baballarëve”)!

Ta kam rigjanë, nëse fiton edhe njëherë, thejau qafën këtyre që e vodhën Kosovën në emrin tënd, se u marruem edhe neve që të përkrahim, se këta paskan qenë kaca pa fund!

- Jo s’e kam shumë për vjedhje sa e kam për martesa dy e tri herë, se fëmijët po mbesin jetima!”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë:

Albin

Nëse ta bjen Zoti me u ba prap Kryeministër, atëherë duhesh më pasë kujdes kend po e ban ministër të rrugëve e zavendësa, se asht droje se i lëshojnë edhe gratë e dyta dhe martohen për të tretën herë e iu duhet edhe shtëpitë e treta me i ble në Marigonë, (“me paret e baballarëve”)!

Ta kam rigjanë, nëse fiton edhe njiherë, thejau qafën ktyne që e vodhën Kosovën n’emnin tand, se u marruem edhe neve që të përkrahim, se këta paskan qenë kaca pa fund!

- Jo s’e kam shumë për vjedhje sa e kam për martesa dy e tri herë, se fëmijët po mbesin jetima!

Mos kujto se nuk di kurgja, edhe pse shes libra rrugëve

e çiftelisë ia skuqi telat, gjithça po dëgjoj e shumëçka po shoh!

Nejse. Përpara vjedhshin Kryeministrat e hajnia dukej ma e vogël, se Kryeministër asht vetëm nji, e ministra janë shumë, po kqyr fitoi zgjedhjet njiherë e pastaj të tregoj se cilët janë hajnat ministra që po martohen n’Shqipni e kosovaret po i lanë rrugëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat