Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Pejë.
Atje dyshohet se një vajzë e mitur e moshës 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar i cili është arrestuar nga policia.
Ndaj tij sot prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, derisa nesër me dyer të mbyllura do të mbahet edhe seanca për caktimin e kësaj mase.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë gazetari Valdrin Daci.
Ai bëri të ditur se viktima ishte dërguar për ekzaminimin mjekësor, derisa organi i akuzës ka mjaft prova se vepra është kryer.