Grabovci: 4 vite nga aktakuza për Thaҫin, Veselin, Krasniqin e Selimin, dielli shpejtë do të lind përsëri

Aktuale

Grabovci: 4 vite nga aktakuza për Thaҫin, Veselin, Krasniqin e Selimin, dielli shpejtë do të lind përsëri

Nga: H.O. Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 22:13
Arkiv

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka kujtuar sot përvjetorin e 4-të që kur u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale për Hashim Thaҫin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Grabovci shkruan se në kohën kur luftuan nuk menduar për rreziqet, që mund të mos ishin gjallë, as për arrestimet e trortuat.

Mirëpo, ai thotë se ‘së shpejti dielli do të lind përsëri’.

Postimi i plotë:

Kur po bëhen 4 vite që nga konfirmimi i aktakuzave të padrejta ndaj shokëve tanë, nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, i kujtojë Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën.

Kur e nisëm rrugën për çlirimin e vendit, asnjëherë nuk menduam për jetët tona. Nuk i menduam as arrestimet, torturat e flijimet e familjarëve tanë.

Po, lehtë kami mundur që të mos jemi më, por i kishim qëllimet e qarta: Liri, Pavarësi dhe Shtetndërtim.

Ia dolëm.... 💪🙏🏼

Sot, dikush ende po i vuan pasojat e angazhimit të atyre ditëve fisnike, por prapë DO TRIUMFOJMË! 🙌🙌🙌

JU BETOHEM, DIELLI SHPEJTË DO TË LIND PËRSËRI! 🌞

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat