Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

Aktuale

Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 23:07
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Prishtina, për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre.

Hovenier ndër tjera thotë se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë”.

”Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat