Selimi: Prezenca e Kosovës në Uashington është dobësuar, Serbia e shfrytëzoi këtë

Aktuale

Selimi: Prezenca e Kosovës në Uashington është dobësuar, Serbia e shfrytëzoi këtë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 23:42
Petrit Selimi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke folur për raportet aktuale të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së ka thënë se ato janë lënduar dhe se kurrë më të dobëta nuk kanë qenë.

Selimi ka thënë se për këtë dëshmojnë edhe vizita e munguara të Kurtit në ShBA.

Ai ka thënë se prezenca e Kosovës në Uashingon është dobësuar dhe këtë e ka shfrytëzuar Serbia.

“Prezenca jonë në Uashington është dobësua dhe degraduar. Kurrë më dobët se tash nuk i kemi pas punët me Amerikën. Serbia e pa dobësinë tonë e pa çfarë po ndodhe dhe e përforcojë shumë më shumë prezencën në Amerikë dhe në lobim, kjo është shumë e rëndësishme në Amerikë”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur një mandat të presidentit Biden, duke mosshfrytëzuar lidhjen e presidentit amerikan që ka me Kosovën.

Selimi ka dhënë kritika edhe për punën e Ministrisë së Jashtme duke thënë se suksesi ka qenë i mangët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat