Nis takimi Kurti-Bettel

Aktuale

Nis takimi Kurti-Bettel

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 09:13 Përditësuar në ora: 13:19 më 05.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Nis takimi Kurti-Bettel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Bettel po qëndron në Kosovë në një vizitë dy ditëshe.

Ku ka zhvilluar takime të shumta me krerë institucional dhe përfaqësues të opozitës.

Në kuadër të vizitës së tij ai ka vënë theksin sidomos te zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe partneriteti me Luksemburgun. 

Kurti sot e pret në takim Xavier Bettel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pret në takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Sipas njoftimit të qeverisë, mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit në ora 13:00.

Bettel, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një sërë takimesh më 4 nëntor me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve tona.

Bettel kishte zhvilluar takim me kryediplomaten Donika Gërvalla, me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislmi dhe më pas edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat