Osmani kryen mamografinë në QKUK bashkë me nënën dhe motrat, u bën thirrje grave që ta caktojnë terminin sa më parë

Aktuale

Osmani kryen mamografinë në QKUK bashkë me nënën dhe motrat, u bën thirrje grave që ta caktojnë terminin sa më parë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot bashkë me nënën e saj dhe motrat kanë kryer mamografinë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave që nuk kanë arritur të kryejnë mamografinë ende, ta caktojnë terminin sa më parë, duke theksuar se kontrollat janë pa pagesë.

Postimi i plotë

“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë! Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar një foto me stafin e QKUK’së dhe familjaret e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat