Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e parë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Bëhet fjalë për Xhemajl Hasanin nga Podujeva.
Limaj tha se Hasani dhe angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij.
“Kam kënaqësinë që të prezantoj kandidatin tonë për deputet nga Podujeva, Xhemajl Hasani.Xhemajli është kryetar i degës në Podujevë, ka përfunduar fakultetin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në Zv.Kryeministri. Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë”, ka thënë Limaj.
Theksojmë se Hasani në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale në Podujevë.