Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë mbajtur takim me Roberto Mugavero, President i Qendrës Evropiane për Mjekësinë në Emergjenca dhe Katastrofa “CEMEC”.
Kryetarja e këtij Komisionit, Fatmire Kollçaku ka thënë se ky takim është një mundësi e madhe për Kosovën për të menaxhuar situata emergjente, katastrofa natyrore, si dhe shëndetin mendor.
“Është mundësi e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme, në çdo katastrofë apo situatë emergjence. Patjetër, kemi probleme dhe nevojë, afekton shëndeti i njerëzve. Kemi mundësi të mësojmë nga vendet tjera dhe përkundër të gjitha pengesave t’ia dalim. Sot kemi mundësi që ne si Kosovë të mësojmë në mundësinë më të mirë të jemi sa më të gatshëm ndaj sfidave. Në të ardhmen mund të ballafaqohemi në forma të ndryshme çdo ditë”, ka thënë Kollçaku.
Profesor Roberto Mugavero, President i Qendrës Evropiane për Mjekësinë në Emergjenca dhe Katastrofa ka thënë se qasja për një tranzicion gjithëpërfshirës drejt menaxhimit më të mirë të rrezikut, veçanërisht në shtete të vogla si Kosova, duhet të fokusohet në qeverisjen, ndërtimin e kapaciteteve, trajnimin, bashkëpunimin teknik dhe shkëmbimin e njohurive dhe informacionit.
Prandaj, sipas tij misioni dhe ekspertiza e CEMEC është e duhur për të mbrojtur shëndetin publik.
“Jam këtu për të ndarë me juve aktivitetin tonë, lidhur me bashkëpunimin me juve dhe me mjedisin shëndetësor të Kosovës. Qendra jonë ka qenë rrjeti i parë që është marrë me shëndetin publik. Aktivitete kryesore të qendrës tonë janë hulumtimi, trajnime, edukimi dhe ndarja e diturive. Ne e kuptojmë që ka një nevojë të madhe për të mbrojtur shëndetin publik për shkak të rritjes se shfaqjeve të sëmundjeve të faktorit njeri. Ndryshimet klimatike po dihen mirë se cilat janë efektet e tyre, globalizimi, konfliktet, migrimi të gjitha këto elemente janë të lidhur në nevojën për të mbrojtur shëndetin e publikut. Stuhitë ,zjarret pyjore këto janë katastrofa që janë element kryesor për t’i ardhë në ndihmë popullatës. Migracioni dhe konfliktet janë fjalë tjera kyçe për të ardhmen. Kur flitet për migrimin, sidomos Italia që përballet më së shumti me mërgim. Ballkani është në situatë të ngjashme, në anën tjetër në zonat konfliktet po shtohen gjithçka në botë. Për këtë arsye mjekësia duhet të zhvillojë më shumë ndihmën”, ka theksuar Mugavero.
Në rast emergjent, ai ka potencuar se duhet të njoftojë publikun se si të reagojë në 30 minutëshin e parë të rasteve.
“Konsideratat etike dhe ligjore ndërlidhet me pandeminë që patëm, COVID-19 kujtohet faza e parë, sidomos në Itali. Ne kemi pasur pikëpyetje të madhe në atë kohë kemi pasur shumë njerëz të infektuar, por mjete të kufizuara. Çdoherë e më tepër kemi për të angazhuar dhe mësuar se si të mbrojnë vetën dhe të ndihmojnë të tjerët, brenda 30 minutave, në raste katastrofave. Duhet të mësojmë edhe publikun se si të reagojnë në 10-20 minutat e parë”, shtoi ai.