Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës

Aktuale

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se nga burimet “e sigurta” është njoftuar se të shtunën e kaluar menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh. është takuar me agjendën për shkarkimin e tij nga pozicioni aktual si kryetari i sindikatës.

Sipas deklarimit të Januzitarsyeja kryesore e shkarkimit të tij nga detyra aktuale ndërlidhet me parakushtin për hapjen e rrugëve për investime nga qeveria. Ai ka shtuar se kërkesat dhe reagimet e tij po “ngjallin pakënaqësi” tek qeveria.

Januzi ka dhe një porosi për menaxhimin e ndërmarrjes,  nga i cili kërkon që t’i ndal përpjekjet për luftimin e sindikatës dhe nënshtrimin e minatorëve përmes frikësimit dhe nënçmimit të tyre.

Sot, nga burime të sigurta, jam njoftuar se menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., ditën e shtunë, në orët e vona ka zhvilluar takim në restorantin Castell në Milloshevë, me agjendën e vetme për shkarkimin tim nga pozita e kryetarit të sindikatës, gjoja si parakusht për hapjen e rrugës për investime nga qeveria, pasi sipas tyre unë jam pengesë për proceset zhvillimore dhe investimet në ndërmarrje. Arsyeja e vetme që japin është se reagimet dhe kërkesat e mia po ngjallin pakënaqësi tek qeveria! Si kryetar i sindikatës, kam obligim dhe detyrë të reagoj ndaj vendimeve të kundërligjshme dhe diskriminuese që ndërmerr çdo menaxhment i ndërmarrjes, pa përjashtuar edhe menaxhmentin aktual. Por shtrohet pyetja: përse është kërkuar nga anëtarët e sindikatës largimi im nga pozita e kryetarit dhe zëvendësimi im me një kryetar tjetër?Përgjigjja është e thjeshtë: kam ngritur zërin dhe kam reaguar vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të minatorëve, kushtet jashtëzakonisht të dobëta të punës, mospagesën dhe vonesat e vazhdueshme të pagave, si dhe përndjekjen e atyre që mendojnë ndryshe nga menaxhmenti. Ky reagim vjen si përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e minatorëve dhe për të siguruar kushte më të drejta dhe të qëndrueshme pune për ta”, shkruan Januzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat