Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve në Kosovë.
Kështu u tha në publikimin e raportit të UNICEF mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC).
Presidentja Vjosa Osmani, tha se mjedisi dhe ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët kryesor që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.
Mes të tjerash nga të pranishmit të tjerë, u tha se ndryshimet klimatike ndikojnë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve.