Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Mentor Llugaliu, ka komentuar një deklaratë të ish-emisarit amerikan Frank Wisner, i cili paralajmëroi rrezik për ndarjen e Kosovës, nëse fiton Donald Trump.
Llugaliu ka kritikuar politikanët e Kosovës, që sipas tij, nuk kanë strategji për një kërcënim të tillë, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të angazhojë lobistë kundër efektit të Richard Grenellit.
Reagimi i tij në Facebook:
Frank Wisner, ish-emisiari i SHBA-së për bisedimet Kosovë - Serbi po thotë që nëse fiton Trump, Kosova ka rrezik të ndahet.
Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s, po thotë që nëse fiton Trump, politikat e SHBA-ve për Ballkanin do të ndryshojnë.
Në ndërkohë politikanët tanë si gjithmonë në gjumë e pa kurrfarë strategjie për këtë kërcënim real.
Qeveria e Kosovës dhe personalisht Albin Kurti duhet të angazhojë lobistë të fuqishëm në mënyrë që me neutralizu efektin Grenell kundër nesh. Në të kundërten zgjedhja e Trump për President, me Grenellin afër na e sakaton territorin dhe shtetësinë!