KQZ-ja mbi gjysmë milioni euro për kamerat në vendvotime

Aktuale

KQZ-ja mbi gjysmë milioni euro për kamerat në vendvotime

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Së fundmi ky institucion për të evidentuar çdo parregullsi ka kontraktuar kompaninë, e cila do të vendosë kamera në të gjitha vendvotimet.

Sipas njoftimit për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime, KQZ-ja e ka shpërblyer me një kontratë kompaninë “Besa security”, me vlerë të kontratës mbi 699 mijë euro.

Sipas njoftimit del se për këtë tender kanë ofertuar 4 kompani, por kompania fituese ka ofruar ofertën më të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat