Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KEDS e kap në flagrancë

Aktuale

Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KEDS e kap në flagrancë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në një hotel në Prishtinë.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se pronari i hotelit kishte anashkaluar njëhsorin elektrik dhe po përdorte pajisjet hoteliere pa paguar për energjinë elektrike që shfrytëzonte.

Gjithashtu bëhet e ditur se pas verifikimeve dhe kalkulimeve nga KEDS, rezultoi se hoteli kishte vjedhur energji elektrike në vlerë prej 21,050.80 euro. Si masë e parë ligjore, pronari i hotelit është detyruar t’ia kthejë këtë shumë KEDS-it në kuadër të procedurës së “Rikthimit të Humbjeve”.

“Por kjo nuk është e gjitha. Vjedhja e energjisë elektrike është një vepër penale, dhe pronari i hotelit do të përballet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës. Sipas Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorimi i energjisë cilësohet si vjedhje e shërbimeve dhe, sipas nenit 314, dënimi mund të shkojë deri në tre vjet burgim. Kjo ngjarje tregon se KEDS vazhdon të luftojë vjedhjet e energjisë dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë me shërbimet e ofruara”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat