Kurti dhuron gjak, për “të nderuar” kujtimin e Astrit Deharit

Aktuale

Kurti dhuron gjak, për “të nderuar” kujtimin e Astrit Deharit

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 16:53
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, dhe ministrin e Shëndetësisë dhuruan gjak, në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit.

“Në përvjetorin e 8-të të Astrit Deharit, ashtu siç është zakon tashmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar aktivitete solidarizuese si ato që ai promovonte”, shkruan në njoftimin e VV-së.

Aty thuhet se pos liderëve të lartcekur, shumë aktivistë të Lëvizjes, studentë dhe qytetarë u mblodhën në zyrat e Lëvizjes për të dhuruar gjak.

“Ky aktivitet shërbeu si homazh për Astritin dhe si një thirrje për të vazhduar veprat e mira që lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri”, tha VV-ja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat