Ish-polici dhe avokati Visar Rrecaj ka bërë thirrje për kolegët e tij që të mos përfshihen në afera korruptive dhe të ruajnë integritetin e uniformës së Policisë së Kosovës.
Ai u shpreh se kushdo që nuk është i kënaqur me kushtet apo pagën, duhet të largohet nga puna pa e ofenduar institucionin apo shtetin.
“Zyrtari policor nuk duhet të përfshihet në asnjë formë në afera korruptive, atij që nuk i pëlqen puna apo nuk mund të ia dalë më atë pagë, le ta lëshon Policinë e Kosovës dhe mos ta ofendoj as uniformën e as shtetin sepse secili që htë i pakënaqur mundet me lëshu punën. Njëri prej rasteve jam unë, nuk jam pajtuar me pagën, nuk jam pajtuar me punën, me kushtet, edhe nuk kam bërë zë e kam dhënë dorëheqjen askush nuk më ka pyetur se pse apo mërzi që po tërhiqna.
Kështu që e mira është që gjitha atë ish-koleg që janë sot në detyrë të punojnë ndershëm dhe në momentin që nuk ia del më atë pagë largohuni prej punës”, ka deklaruar Rrecaj.