Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar në lidhje me strategjinë e Joe Bidenit, president i ShBA-së, në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.
Sipas Krasniqit, strategjia e Bidenit ka qenë afrimi i Serbisë me ShBA-në.
Në fund, Krasniqi ka treguar rezultatin që ka prodhuar, sipas tij, kjo strategji.
“Strategjia e Bajdenit, e orkestruar nga ambasadori Hill, ka qenë afrimi i Serbisë me SHBA-në e Perëndimin dhe largimi nga influenca ruse. Taktika e Bajdenit, e zbatuar nga emisari Eskobar, ka synuar që edhe dialogun e Brukselit ta vërë në funksion të afrimit të Serbisë. Qeveria Kurti ka reaguar në mënyrë histerike, duke e eskaluar gjendjen në veri. Hidhërimi amerikan ka qenë evident. Rezultati: ngrohja e marrëdhenieve SHBA-Serbi dhe ftohja evidente e marrëdhënieve SHBA-Kosovë” – ka shkruar Krasniqi.