Charlie Qelaj nga shoqata “Rugova” në ShBA, është i bindur se Donald Trump nuk do t’ia harrojë kryeministrit Kurti mospërkrahjen e dikurshme për ardhjen në postin e presidentit.
Qelaj, e konsideron gabim të madh orientimin e liderëve kosovarë nga njëri ose tjetri kandidat, pasi sipas tij politika amerikane ka qenë gjithmonë e favorshme në çështjet e Kosovës pavarësisht se kush ka udhëhequr.
“Unë jam i bindur se Trump nuk do t’ia harrojë kryeministrit Kurti nësë zgjedhet president.
Neve në Kosovë nuk mendoj se na takon që ta bëjmë një përkrahje njërit apo tjetrit, sepse politika amerikane ka qenë gjithmonë e favorshme në çështjet e Kosovës pa marrë parasysh se kush ka qenë kryeministër e për këtë arsye unë mendoj se nuk është e volitshme ose nuk duhet që liderët tanë ta përkrahin njërin apo tjetrin kandidat përndryshe nga shqiptarët që janë shtetas të Amerikës është tjetër gjë.
Unë mendoj se është gabim i madh nëse dikush orientohet prej politikës së Kosovës nga njëri apo tjetri”, ka thënë ai.