Kërcënohet ‘Prishtina Mall’- Dalin detaje nga rasti që çoi në kapjen e të miturit që bëri telefonatën

Aktuale

Kërcënohet ‘Prishtina Mall’- Dalin detaje nga rasti që çoi në kapjen e të miturit që bëri telefonatën

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

E kërcënoi ‘Prishtina Mall’-in. Foli arabisht. Personi del të jetë në kontakt me grupe radikale, ani pse është I mitur. Por, AKI’ja e zbuloi shpejt. Media sjell detaje ekskluzive nga ky incident:

Media merr vesh nga burime përbrenda Policisë se qendra tregtare ‘Prishtina Mall’ ka pranuar një thirrje nga një i mitur, i cili ka përshëndetur në gjuhë arabe, e më pastaj ka kërcënuar në gjuhën shqipe “krejt njerëzit aty brenda…” duke ndërprerë më pas lidhjen telefonike.

Burime të policisë bëjnë të ditur se i mituri është identifikuar brenda pak minutash nga AKI’ja, ku më pas është kapur në një objekt shkollor ku po vijonte mësimin.

Personi i mitur është i njohur për organet e drejtësisë, mëson Insajderi. Siç thonë burimet brenda Policisë së Kosovës, ai është radikalizuar vitin e fundit, kurse është vënë në kontakt me persona të radikalizuar në Lindje të Mesme dhe vende arabe.

Siç thonë këto burime, organet kompetente e kanë intervistuar dhe e kanë bastisur dhomën e tij, duke konfiskuar të gjitha pajisjet që kishte në përdorim.

Kërkesa për kërcënim, sipas burimeve brenda policisë, ka ardhur jashtë Kosovës nga grupe të radikalizuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat