Çitaku: Raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada

Aktuale

Çitaku: Raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 21:25
Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku thotë se natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës.

Sipas saj, për shkak të qasjes aventureske dhe të papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada.

Postimi i plotë i Çitakut:

Zgjedhjet në SHBA vendosen nga shtetasit amerikanë. Sigurisht, për shkak të relevancës globale, qoftë politike, qoftë ekonomike, qoftë ushtarake, zgjedhjet në SHBA përcillen nga tërë globi me shumë vëmendje dhe kujdes.

Kosova me dekada ka gëzuar mbështetje bi-partizane. Edhe demokratët edhe republikanët, ne faza të ndryshme kanë mbështetur fuqishëm Kosovën drejt lirisë, pavarsisë, shtetndërtimit, dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Po, natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës.

Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës. Fatkeqesisht, për shkak të qasjes aventureske dhe të papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat