Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

Aktuale

Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 22:10
Behgjet Pacolli

Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

E në përvjetorin e katërt të përballjes me drejtësinë, ka reaguar presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai e ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Thaçi, ku tha se drejtësia do të vijë shumë shpejt.

“Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë! Edhe kjo do të përfundojë shumë shpejt. Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat