Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se për grupin e tij parlamentar nuk është e rëndësishme se kush fiton, kush do që fiton ai i uron punë të mbarë.
“Nuk e di se kush do të fitojë pasi që nuk ka asnjë sondazh ku mundet të përcaktohet cili është fituesi, sistemi zgjedhor në Amerikë dallon diametralisht me sistemin në Evropë.
Pra vota popullore atje nuk e ka fuqinë e vet por vota elektrorale që ndahet shtet për shtet dhe janë disa shtete të pavendosura të cilat do ta përcaktojnë kryetarin, dhe kush do që të jetë, puna e mbarë i koftë”, tha ai.