Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin temë e edicionit të sontëm special të Rubikonit kushtuar kësaj ngjarje.
Analisti politik Ilir Deda, tha se pavarësisht se kush fiton, zëvendëspresidentja aktuale, demokratja Kamala Harris apo ish-presidenti, republikani Donald Trump, një epokë ka përfunduar.
Ai pati edhe kritika në drejtim të udhëheqësisë së Kosovës, që sipas tij nuk i shfrytëzuan raportet e mira për t’i çuar proceset deri në fund.
“Është shfrytëzuar për budallallëqe, jo për hapa strategjikë aty ku ka pasur mundësi. Edhe Amerika të ka ofruar, edhe kjo e zotërit Biden t’i ka ofruar disa gjëra të cilat në kontekst të luftës në Ukrainë ka mundur t’i shtyjë përpara me shtetet e tjera evropiane”, tha Deda.