Deda: Kosova nuk e ka shfrytëzuar fundin e një epoke amerikane

Aktuale

Deda: Kosova nuk e ka shfrytëzuar fundin e një epoke amerikane

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:03
Ilir Deda

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin temë e edicionit të sontëm special të Rubikonit kushtuar kësaj ngjarje.

Analisti politik Ilir Deda, tha se pavarësisht se kush fiton, zëvendëspresidentja aktuale, demokratja Kamala Harris apo ish-presidenti, republikani Donald Trump, një epokë ka përfunduar.

Ai pati edhe kritika në drejtim të udhëheqësisë së Kosovës, që sipas tij nuk i shfrytëzuan raportet e mira për t’i çuar proceset deri në fund.

“Është shfrytëzuar për budallallëqe, jo për hapa strategjikë aty ku ka pasur mundësi. Edhe Amerika të ka ofruar, edhe kjo e zotërit Biden t’i ka ofruar disa gjëra të cilat në kontekst të luftës në Ukrainë ka mundur t’i shtyjë përpara me shtetet e tjera evropiane”, tha Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat