Dushi: Trump ndaj Ballkanit ka një politikë pragmatike

Aktuale

Dushi: Trump ndaj Ballkanit ka një politikë pragmatike

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:36
Drita Dushi

Analistja Drita Dushi gjatë analizës së saj në emisionin Debat Plus rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka thënë se Kamala Harris nëse do bëhet presidente do të vazhdoj politikat e presidentit demokrat Joe Biden ndërsa nëse Donald Trump do arrij të fitoj ai si një politikan jo konformist që është do të ketë qasje ndryshe ndaj problemeve edhe në raport me Kosovën dhe vet Ballkanin.

‘’Karshi Ballkanit ka një politikë pak ma pragmatike edhe pas parasysh edhe përvojën me marrëveshjen e Uashingtonit në zyrën ovale që është nënshkruar prej kryeministrit Hoti dhe Trump-it është marrëveshje më shumë ekonomike që do të thotë se Trump bazohet ose ka prirje për marrëveshje që tregojnë sukses të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë…pa e mënuar më larg impaktin në rajon’’, ka thënë Dushi.

Harris do vazhdoj politikat e administratës Biden

Analistja Dushi tutje kur ka folur për kandidaten demokrate Kamala Harris ka thënë se sipas saj ajo mendon pak më ndryshe dhe se do vazhdoj ti mbaj aleancat tradicionale ashtu siç kanë vepruar demokratët pararendës të saj.

Sipas Dushit Harris nëse arrin të bëhet presidente do të vazhdoj politikën e Joe Biden edhe në raport me rajonin tonë dhe vet Kosovën.

‘’Do vazhdoj ti mbështet politikat e Bashkimit Evropian përderisa Trump ka një far predispozite me qenë pak më i shtangur drejt këtyre, më i drejtpërdrejtë, më prerës në këtë rast, ka thënë Dushi.

Cili do që fiton Trump apo Harris sipas Dushit për Kosovën do jetë njëjtë.

‘’Aleanca mes qytetarit të Kosovës dhe SHBA-ve është jetike për ne’’, ka thënë ajo derisa ka kritikuar qeverinë për raportet e saj me SHBA-të.

‘’Për gjatë kësaj qeveri ne kemi pa edhe reagime të ndryshme deri edhe te gjuha e ashpër që nuk ka ndodh deri më tash fatkeqësisht ndoshta edhe fatmirësisht që vendi jonë po provon një qeveri eksperimentale në këtë rast’’ ka thënë ajo ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat