Ibrahimi: Deklaratat e Trumpit rreth NATO-s janë keqkuptuar, ka kërkuar që buxheti i mbrojtjes të jetë 2%

Aktuale

Ibrahimi: Deklaratat e Trumpit rreth NATO-s janë keqkuptuar, ka kërkuar që buxheti i mbrojtjes të jetë 2%

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:51
Ilir Ibrahimi

Sipas analistit Ilir Ibrahimi disa deklarata të ish-presidentit Trump për NATO-n janë keqkuptuar.

Sipas tij Trump ka kërkuar nga evropianët që ta rrisin shpenzimet e BPV-së në mbrojtje.

“Presidenti Trump gjatë presidencës së tij është keqkuptuar. Trumpi ka kërkuar që buxheti për NATO-n të jetë 2 për qind. E tash të gjitha shtetet po e çojnë në 2 për qind e më shumë buxhetin për ushtri”.

“Çështja e NATO-s nuk ka qenë në pikëpyetje në asnjë moment. Gjatë administratës Trump, nuk ka pasur asnjë tentativë për të cenuar NATO-n. Ato që ka kërkuar presidenti Trump është që për sigurinë tuaj duhet të jepni edhe ju kontributin tuaj”, deklaroi Ibrahimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat