Njohësi i rrethanave në SHBA, Flamur Kaçiu, ka thënë se Donald Trump është presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili rikandidon pas humbjes.
Ndërsa nëse Trump fiton, Kaçiu ka thënë se ai do të jetë kandidati i parë republikan që do të shpallet fitues pas humbjes në zgjedhjet paraprake.
“Donald Trump ëshë presidenti i dytë në historinë e SHBA-ve i cili rikandidon pas humbjes, është i pari prej republikanëve për shkak që më herët ka ndodhur para më shumë se 100 viteve një demokrat të rikandidojë për herën e tretë dhe të fitojë. Nësë Trump fiton ai do të jetë i pari prej kandidatëve republikan i cili bëhet fituesi i zgjedhjeve pas humbjes paraprake”, është shprehur ai.
Votuesit amerikanë do të vendosin sot nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.
Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada.
Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.