Mena nga ShBA-ja sjell të rejat më të fundit nga zgjedhjet presidenciale

Aktuale

Mena nga ShBA-ja sjell të rejat më të fundit nga zgjedhjet presidenciale

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 00:56
Medlir Mena

Profesori universitar nga ShBA-ja, Medlir Mena, thotë se procesi i votimit është duke u realizuar në mënyrë pozitive në zgjedhjet presidenciale që po mbahen atje.

Mena theksoi se fakti që 3/4 e votuesve kanë votuar pro kandidatit republikan, Donald Trump dhe demokratës, Kamala Harris, e jo kundër kandidatit tjetër tregon një maturi politike të votuesve amerikanë.

“Pothuajse 3/4 e votusve si për z.Trump si për z.Harris kanë votuar për kandidatin e tyre dhe jo kundër kandidatit tjetër. Kjo tregon që kemi të bëjmë me një rehati të elektratit amerikan për secilin kandidat, ku tregon një maturi politike të votuesve”, deklaroi profesori universitar.

Ai tha se përtej retorikes mediatike, mënyra se si po votojnë amerikanët tregon demokraci, ku sipas tij pothuajse në çdo qendër të votimit situata është e mirë.

“Është një garë e ngushtë. Ajo çfarë më befason mua në mënyrë të kënaqshme është fakti që përtej retorikes mediatike që ka qenë deri në prag të zgjedhjeve në fakt sjellja e votuesve amerikanë ka qenë ekzemplare, pra gjithmonë në media ka pasur raporte të mundësisë të një dhune fizike që mund të ndodhin për shkak të retorikes së një kandidati apo të tjetrit. Por, realiteti është që të gjitha këto janë vetëm argumente të ekzagjeruara që përfundimisht tregojnë mënyrën më demokratike të votuesve amerikanë, që pothuajse në çdo qendër votimi është situata e mirë. Në përgjithësi votimi ka qenë i këndshëm e pozitiv dhe është një shembull i mrekullueshëm që pas një fushate të polarizuar e pas atentatit të vrasjes së njërit nga kandidatëve, amerikanët u benën bashkë për të votuar dhe një e mirë për të gjithë ne”, tha ai.

Ndërkohë, sipas tij është ende herët për të folur për exit polle.

Këtë të martë qytetarët amerikanë janë duke votuar për presidentin e ri të tyre mes dy kandidatëve, republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris.

Ndërkohë, qendrat e para të votimit tashmë janë mbyllur në shtetet e Indianës dhe Kentakit.

Të fundit do të mbyllen në orën 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

Presidenti i zgjedhur do të inaugurohet të hënën më 20 janar 2025, në ambientet e kompleksit Kapitol – inaugurimi i 60-të presidencial në historinë e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat