​Sot pritet të shqyrtohet në komision, projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025

Aktuale

​Sot pritet të shqyrtohet në komision, projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere pritet që sot ta shqyrtoj në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Sipas njoftimit ky komision pritet të filloj në ora 11:00 ku në rend dite ka edhe disa pika të tjera.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 2.10.2024 dhe 9.10.2024;

3. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023;

4. Votimi i Raportit vjetor financiar i KOSTT SH.A për vitin 2023;

5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin nr. 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror;

6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative;

7. Shqyrtimi në parim i Projektligji nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave;

8. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

9. Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;

10. Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat