Abdixhiku uron Trumpin: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës

Aktuale

Abdixhiku uron Trumpin: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 09:57
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur urimet më të sinqerta për Donald J. Trump pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e lidhjes strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Në një mesazh të shpërndarë për media, Abdixhiku ka vlerësuar marrëdhënien e veçantë dhe të pazëvendësueshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara. Ai ka theksuar se rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është një interes nacional i popullit të Kosovës, duke e konsideruar këtë një faktor kyç për ecjen përpara të vendit.

Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq edhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës dhe të së ardhmes. Pa SHBA-të, ecja e Kosovës si shtet i ri dhe në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur,” tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh se në qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen dhe do të mirëmbahen si orientime të pandryshueshme dhe të pathyeshme. Ai theksoi se misioni i Kosovës ka mbetur i pandryshuar: “Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, i anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me SHBA-të,” ishte, është dhe do të mbetet misioni ynë, tha Abdixhiku.

E plotë:

Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes!

Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane!

Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!

“Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër! 🇺🇸🇽🇰

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat