Në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Drenoc të Klinës është pranuar një donacion i vlefshëm në pajisje mjekësore nga KFOR-i italian me vlerë prej 30 mijë euro.
Kryetari Elezaj theksoi rëndësinë e këtij donacioni për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunën e Klinës.
“Ky donacion, i cili përfshinë pajisje të ndryshme e të nevojshme për QKMF-në e AMF-të, është shumë i rëndësishëm dhe ofron mundësi për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që jepen për qytetarët tanë. E falënderoj KFOR-in për këtë donacion dhe bashkëpunim e vazhdueshëm që jemi duke realizuar në projekte të ndryshme në dobi të qytetarëve”, ka thënë Elezaj.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, drejtori i QKMF-së, Gazmend Bojaj, drejtori i Inspektoratit, Faruk Smajli, stafi shëndetësor i QKMF-së dhe komandanti i KFOR-it, Rocco Mundo.