Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese

Aktuale

Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 28 dhjetor 2024, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. 

Lista Preliminare e Votuesve është publikuar në platformën elektronike të vendosur në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org ose në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org    

Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat