Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Aktuale

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 12:12
Qeveria

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 229 në formë elektronike gjatë të cilës ka marrë disa vendime.

Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e stadiumit në Pejë dhe Ferizaj, renovimin e “Përparim Thaçit” në Prizren. Si dhe renovimin e Galerisë Kombëtaare.

Poashtu janë emëruar edhe dy komisione ad-hoc për vlerësimin profesional në pozitën e lartë në Drejtorinë e Akreditimit dhe Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

“Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

Renovimi i Galerisë Kombëtare.

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”, vendimet e sotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat