Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka komentuar zgjedhjen e Trumpit si presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se që nga fillimi serbët e Kosovës kanë qenë përkrahës të Donald Trump.
“Ne serbët e Kosovës nga fillimi janë përcaktuar që të jemi me zotin Trump dhe këtë e kemi ditur, duke e parë që pjesa shqiptare në Kosovë ka qenë e orientuar me kampin e Harrisit, unë jam shumë i sigurt se rizgjedhja e Trumpit si president nuk do të ketë asnjë pasojë qoftë për serbët apo qoftë edhe për shqiptarët, realiteti është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i madh I Kosovës”, tha ai.
Jabllanoviq shton se me zgjedhjen e Trumpit po vie një stabilitet i ri.