Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për fajde

Aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për fajde

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 19 të pandehurve.

Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

PSRK-ja nuk ka dhënë detaje tjera për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat