Analisti Gazmir Raci ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në ShBA, ku u konfirmua Donald Trumpi si president i 47-të i ShBA-së.
Në shkrimin e tij, Raci ka vlerësuar se nga zgjedhjet në Amerikë kanë fituar Trumpi dhe VV-ja.
Tutje, ai ka pretenduar se rikthimi i Trumpit dhe Richard Grenellit në Shtëpinë e Bardhë do ta rrisë mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
“Nga rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë ka fituar Donald Trump dhe Vetëvendosja. Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe me gjasë Grenellit si sekretar i shtetit, vetëm sa do ta rrisë mbështetjen popullore ndaj Albin Kurtit si lider i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit. Arsyet besoj që i dimë të gjithë. Albin Kurtit tash vetëm i mbetet që ta kapitalizojë preferencën që Trump ka për liderë të fuqishëm e me mbështetje të madhe popullore. E kjo është zeje në vete” – ka shkruar Raci.