Jusuf Azemi: Ne nuk dalim nga greva pa u përmbushur kërkesat tona

Aktuale

Jusuf Azemi: Ne nuk dalim nga greva pa u përmbushur kërkesat tona

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 17:33
Jusuf Azemi

Jusuf Azemi, kryetar i sektorit privat, mori pjesë në protestën e sotme solidarizuese me punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës. Ai shprehu shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë dhe theksoi se punëtorët do të qëndrojnë në grevë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

‘’ Sot mbajtëm protestë dhe nuk pati kurrfarë reagimi nga Qeveria fatkeqësisht, ne nuk dalim nga greva pa u përmbushur kërkesat tona’’, tha Azemi.

Azemi theksoi se këto kërkesa janë të pritura për një kohë të gjatë dhe se greva ka filluar që më herët. Ai theksoi se Qeveria është e vetëdijshme për situatën, por nuk ka treguar interes për problemet e punëtorëve.

‘’ I kemi kërkuar qe një kohë të gjatë këto kërkesa e dimë që kjo grevë ka filluar qe një kohë.

Si do të veprojë qeveria ata e dinë më mirë, mirëpo ata nuk kanë treguar kurrfarë interesi qe dy muaj’’, tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat