Haradinaj: E ardhmja jonë qëndron në ekonomi, do të ndërtojmë një Kosovë që prodhon, eksporton dhe përparon

Aktuale

Haradinaj: E ardhmja jonë qëndron në ekonomi, do të ndërtojmë një Kosovë që prodhon, eksporton dhe përparon

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 18:27
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot kompaninë “Osa Termosistem” , me çrast premtoi se me ardhjen e tij në Qeveri, do të krijojnë mjedis që stimulon inovacionin dhe adopton teknologji të reja në çdo sektor të ekonomisë.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj tha se ka bindje se e ardhmja e Kosovës qëndron në një ekonomi të fortë.

“Kompania “Osa Termosistem” është shembulli i shkëlqyer i asaj që Kosova mund të arrijë. Me pjesën dërmuese të prodhimit të eksportuar jashtë vendit, kjo kompani dëshmon cilësinë e lartë të produkteve tona dhe aftësinë për të konkurruar në arenën ndërkombëtare.

Suksesi i “Osa Termosistem” nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhur dhe vizionit të qartë. Ky sukses përforcon bindjen tonë se e ardhmja e Kosovës qëndron në një ekonomi të fortë, të mbështetur në prodhimin vendor cilësor dhe eksportet e qëndrueshme. Programi ynë ekonomik është hartuar për të nxitur më shumë histori suksesi si kjo.

Ne angazhohemi të krijojmë një mjedis që stimulon inovacionin dhe adopton teknologji të reja në çdo sektor të ekonomisë. Kjo do të rrisë produktivitetin, do të zgjerojë mundësitë e punësimit dhe do të sigurojë që gjithnjë e më shumë biznese kosovare të ndjekin shembullin e “Osa Termosistem”. Së bashku, do të ndërtojmë një Kosovë që prodhon, eksporton dhe përparon!”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat