Deputeti i VV-së: Raportet me SHBA-në janë të shenjta, nuk pres ndryshim të madh nga qasja amerikane

Aktuale

Deputeti i VV-së: Raportet me SHBA-në janë të shenjta, nuk pres ndryshim të madh nga qasja amerikane

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 18:42
Agon Batusha

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka folur pas fitores së Presidnetit Donald Trup dhe zgjedhjes së tij si Presidenti i 47-të i Amerikës.

Batusha, raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve i konsideron të shenjta, dhe se për të çdo administratë që vjen, shprehet i lumtur për bashkëpunim me ta.

‘’Raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë raporte te shenjta. Çdo administratë e re qe vjie, ne jemi me se te lumtur te bashkëpunojmë si aleate e partner strategjik’’ thotë ai.

Sa i përket qasjes së re të administratës Trump ndaj Ballkanit dhe Kosovës, thotë se për këtë e pret formimin e kornizës së politikës amerikane.

‘’Qasja e administratës se re ndaj politikes se jashtme ne përgjithësi dhe Ballkanit Perëndimor ne veçanti, mendoj qe duhet qe te presim dhe te shohim formësimin e kornizës se politikes se kësaj administrate qe te dimë se si do jene planet e administratës Trump’’ shprehet Batusha.

Por deputeti i VV-së, personalisht nuk pret ndonjë ndryshim të madh të çasjes amerikane.

‘’Personalisht nuk pres ndonjë ndryshim te madh, por besoj ne ri-energjizim te qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor’’ tha deputeti Batusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat