Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka deklaruar se duhet të pritet të konsolidohet kabineti qeveritar i presidentit të ri, Donald Trump e pastaj të deklarohemi.
Rexhepi tha se nuk ka pas pritshmëri që Trump do të ketë fitore kaq të madhe.
“Duhet të presim që të konsolidohet kabineti qeveritar e të shohim kush do të jetë pjesë. E kam pritë fitoren e Trump por jo kaq të madhe. Trump e fitoj votën popullore, institucionet që çdo iniciativë do ta implementoj se e ka edhe Senatin edhe Progresin” tha Rexhepi.
Rexhepi shprehet se pas fitores së Trump, Kosova duhet të punojë fortë me SHBA-të.
Sipas tij, presidenti më të ri të SHBA-ve e presin sfida e cështje të mëdha.
“Kosova duhet të ulet urgjentisht ta formuloj një strategji të veprimit e të punojmë me SHBA-të. Trump pas marrjes të pushtetit detyrën primare e ka për të mbajtur detyrat e premtuara, premtime për ekonominë çështjet kryesore problemet e mëdha globale etj ka shumë çështje me të cilat do të merret presidenti amerikan” shprehet Rexhepi.