Ish eprori i lartë i UÇK-së për fitoren e Donald Trump: Urime Amerikë dhe Kosovë, pa panik!

Aktuale

Ish eprori i lartë i UÇK-së për fitoren e Donald Trump: Urime Amerikë dhe Kosovë, pa panik!

Nga: N. Sh. Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:00
Naim Miftari

Pas fitores së Donald Trump si president i Amerikës, ka reaguar ish eprori i UÇK-së, TMK-së dhe pjesëtarë i SHIK -ut, Naim Miftari.

Sipas tij ishte e gabuar frika e përhapur për fitoren e Trumpit për Kosovën sepse Kosova nuk rrezikohet nga politika amerikane për nga udhëheqësit e korruptuar dhe shantazhuar.

“Urime Amerik dhe Kosovë, pa panik.!

Partia Republikant Amerikane, as Donald Trampi nuk munden të jenë të dëmshëm për Kosoven dhe nuk paraqesin rrezik për Kosovën, rrezik mund paraqesin këshilltarët e tij që e keqinformojnë presidentin Amerikan për gjendjen reale në Kosovë, tipat si Grenelli dhe Bolltoni, Pallmeri… dhe sidomos rrezik për Kosovën paraqesin vet politikanët tanë që shkojnë vet nëpër qendra vendimmarrëse dhe për të ardhë vet në pushtet te tenderat, te korrupsioni …..hapin vet ide dhe plane të dëmshme për Kosovën!”, thekson Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat