Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë Donika Gërvalla – Schwarz, në raport me Richard Grenellin, një nga njerëzit më të afërt të presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump.
Dërguti tha se me këtë rast Gërvalla ka gabuar rëndë.
“Zotëri Grenell do të jetë një person shumë i rëndësishëm dhe si shefe e diplomacisë ajo ka bërë huqe të madhe”, tha Dërguti në Rubikon.
Donald Trump, u zgjodh sot presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Ai e mposhti në garën nënpresidenten aktuale Kamala Harris.
Trump këtë pozitë e merr për herën e dytë pasi që kishte shërbyer për një mandat në vitet 2016 – 2020.