Aktivistja e njohur në SHBA pas fitores së Trumpit: Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen

Aktuale

Aktivistja e njohur në SHBA pas fitores së Trumpit: Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:48
Evi Kokalari dhe Richard Grenell

Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoi Trump, këtë e di që e kanë qëllim individë rreth Trump”, tha Kokalari.

Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre.

”Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.

Gjatë këtij viti, edhe ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se evropianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat