Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka folur rreth zgjedhjes së Donald Trumpit si president i 47-të i ShBA-së dhe raportet me Kosovën.
Pacolli tha se në llogari të Trumpit ka pasur shumë fyerje nga ana e disa politikanëve në vendin tonë.
Por, sipas tij është dikush që i mban këto evidenca.
“Nuk besoj që për këto sharje, fyerje që dikush nuk mban ndonjë evidencë dhe t’i ketë aty. Dhe nëse duhet të flitet për ndonjë notë më të lartë për Kosovën t’i shpalos ato, dhe a e meriton ta ketë Kosova një notë më të lartë apo jo?”, tha Pacolli.