Siç duket me ardhjen e Donald Trump në pushtet në Amerikë, ka nisur të ndryshojë mbase edhe politika në Evropë.
Në Gjermani, mbrëmë u prish koalicioni qeverisës tre partiak.
Kjo pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave Christian Lindner për mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi reformat ekonomike, raportoi Politico me seli në Bruksel.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se me këtë veprime po nis ndryshimi i politikës në Evropë.
Shala pyet, po Franca a do të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Postimi në Facebook:
Gjermania në zgjedhjet e parakohshme!?
Europa po ndryshon!
Po Franca a do të shkojë në zgjedhje parakoshme Presidenciale 2025?