Gërvalla udhëton për në Lituani

Aktuale

Gërvalla udhëton për në Lituani

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 08:47
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Vilnius të Lituanisë.

Ajo do të marrë pjese në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor në Lituani – me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Në një njoftim për media nga kjo ministri thuhet se në një kohë kur sfidat dhe rreziqet ndaj vlerave demokratike po rriten, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të afirmuar rolin e Kosovës në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropian.

“Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike. Gjatë forumit, Ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike. Në një kohë kur sfidat dhe rreziqet ndaj vlerave demokratike po rriten, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të afirmuar rolin e Kosovës në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropian”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat