Gazetari i medias gjermane: Çfarë dite! Trump erdhi, “shpërthim” i madh në Berlin - spekulimet për Grenellin, Kurtin e Thaçin...

Aktuale

Gazetari i medias gjermane: Çfarë dite! Trump erdhi, “shpërthim” i madh në Berlin - spekulimet për Grenellin, Kurtin e Thaçin...

Nga: A.Zh Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 09:16
Cani thotë se Gjermania është e pakënaqur me zgjedhjet e Trumpit

Gazetari i medias gjermane Deutche Welle Bahri Cani, ka komentuar zhvillimet e dy ditëve të fundit në Amerikë, Gjermani e në Kosovë.

Teksa ka përmendur fitoren e republikanit Donald Trump dhe rënien e koalicionit qeveritar në Gjermani, ai ka theksuar se Gjermania është e pakënaqur me zgjedhjet e Trumpit.

Pas fitores së Trumpit, sipas Canit, në Kosovë menjëherë filluan spekulimet më të mëdha të mundshme, se cili do të jetë qëndrimi i Trumpit e Grenellit ndaj Albin Kurtit, Hashim Thaçit e Donika Gërvallës.

Reagimi i Canit në Facebook:

Çfarë dite: Trumpi erdhi, koalicioni gjerman ra, spekulimet për Grenellin, Kurtin e Thaçin filluan...

Në SHBA dje fitoi bindshëm Presidenti Donald Trump i cili edhe për katër vjetë të tjera do të drejtojë vendin më të fuqishëm në botë. Menjëherë filluan debatet dhe spekulimet se çfarë do të ndodhë me Kinën, Rusinë, NATO-n, por edhe me Gjermaninë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë... Në Kosovë menjëherë filluan spekulimet më të mëdha të mundshme, se cili do të jetë qëndrimi i Trumpit e Grenellit ndaj Kurtit, Thaçit, Donika Gërvallës...

Gjermania është e pakënaqur me zgjedhjet e Trumpit, sepse ekspertët e kanë llogaritur se vetëm nga doganat e mundshme ndëshkuese të Trumpit për prodhimet gjermane, ky vend mund të humbë deri në 180 miliardë euro. Por "shpërthimi" më i madh në Berlin ndodhi në mbrëmje kur u shkatërrua koalicioni qeverisës.

Kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave Christian Lindner, i cili nuk ishte dakord me politikën e qeverisë. Pas shkarkimit të Lindnerit u tha se kanë dhënë dorëheqje edhe ministrat tjerë të FDP. Por ministri liberal i Komunikacionit Wissing ka vendosur të largohet nga FDP dhe të mbetet në qeveri, që do të thotë se përçarjet e mëdha kanë filluar edhe në FDP.

Sidoqoftë, koalicioni i tanishëm më nuk ekziston, ndërsa Scholz, Lindner dhe Habek akuzuan njëri - tjetrin për dështim dhe punë të keqe... Sidoqoftë, Scholz tha se në janar do të kërkojë votëbesim në Bundestag, që do të thotë se në janar do të bie edhe qeveria. Ndërsa zgjedhjet e parakoshme do të mbahen, sipas të gjitha gjasave, në mars! Mos të harroj, Bundestagu akoma nuk e ka votuar buxhetin për vitin 2025, që mund të jetë një problem i madh...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat