Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba duke mos dëshiruar t’i komentojë deklaratat e Gërvallës thotë se përgjegjësi mban çdo kush që ka dhënë deklarata publike.
“Proces i mirë dhe demokratik dhe si rezultat i qytetarëve të SHBA. Kushdo që ka deklaru publikisht mban përgjegjësi”, tha Zyba.
Deputeti Zyba vlerëson se politika e Kosovës karshi SHBA-së varen edhe nga përfaqësimet që do jenë.
“Nuk kamë dilema në politikën e SHBA në raport me Kosovën, por varet gjithçka varet edhe nga qëndrimi i atyre dhe jo dëshirave të tona”.